Nju Jork, Strauss Kahn drejt shfajësimit

05/07/2011 13:45

Prokuroria e Manhatanit është gati të tërheqë akuzat ndaj ish-drejtorit të përgjithshëm të FMN-së, Dominique Strauss Kahn.

Hetuesit mund të mbyllin cështjen për dhunë të prezumuar seksuale, të paktën nga këndvështrimi penal, me argumentin se “nuk ka vend për të vazhduar”.

Lajmin e bën të ditur tabloidi njujorkez “New York Post”, sipas të cilit vendimi në fjalë mund të merret edhe në orët e ardhshme, ose maksimumi më 18 korrik, kur është parashikuar seanca e radhës.

Por pavarësisht se po shpëton nga akuzat e kamarieres afrikane, Strauss Kahn ka përballë një tjëtër sfidë, atë të një shkrimtareje franceze, që ka ngritur ndaj tij një padi me akuza analoge.

Top Channel