Iran, ndalohen gratë në sallat e çajit me nargile

05/07/2011 18:20

Policia e Teheranit ka bërë të ditur vendimin për ndalimin e grave në frekuentimin e sallave të çajit në lokalet e hapura ku ofrohet për të pirë nargile.

Kreu i policisë së kryeqytetit, gjenerali Hossein Sajedinia, ka saktësuar se ndalimi do të hyjë në fuqi më 21 korrik “në linjë me një plan për të garantuar sigurinë morale, në koordinim me prokurorinë”.

Menaxherët e lokaleve janë vënë në alarm pasi ndihen të frikësuar për një pakësim të fortë të xhiros së biznesit.

Top Channel