Indi, gafë e ministrit të Shëndetësisë mbi gay

05/07/2011 18:45

Polemika në Indi për deklaratat e ministrit të Shëndetësisë që e ka cilësuar homoseksualitetin si një sëmundje që e bën më të vështirë luftën ndaj SIDA-s.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat lokale.

Duke folur në një konferencë të parlamentarëve mbi HIV-AIDS, ministri Ghulam Nabi Azad kishte deklaruar se “sëmundja e çifteve homoseksuale nuk është natyrale dhe nuk është një element pozitiv në Indi për parandalimin e përhapjes”.

Komuniteti gay në Indi ka bërë kritika të ashpra.

Top Channel