Deficiti, Obama takim me krerët e politikës

05/07/2011 23:55

Presidenti amerikan, Barak Obama njoftoi takime me disa liderë të Kongresit amerikan për të diskutuar me ta planet e mundshme për uljen e deficitit.

Të enjten Obama do të takohet me kreun e Kongresit amerikan, kur kanë mbetur më pak se një muaj nga përfundimi i afatit që është 2 gushti.

“Vendime të vështira janë të nevojshme të merren sa më parë”, tha presidenti Obama duke u bërë thirrje republikanëve t’i japin fund “retorikës politike” dhe të shfrytëzojnë rastin unik për të bërë dicka konkrete në reduktimin e deficitit.

Top Channel