Chavez: Do ta fitoj betejën me tumorin

05/07/2011 02:45

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez iu rikthye fjalimeve përpara mbështetësve të tij pas rikthimit në Venezuelë.

Presidenti venezuelian mbajti fjalimin nga ballkoni i pallatit presidencial, ku mijëra persona dhe mbështetës të tij ishin mbledhur për ta përkrahur.

Chavez, i cili qendroi në Kubë për disa ditë ku iu nënshtrua një operacioni mjekësor për tumor, u tha mbështetësve të tij se “do ta fitojë betejën me sëmundjen”.

“Rroftë Venezuela, rroftë revolucioni, rroftë populli venezuelian”, brohorit Chavez në fund të fjalës së tij para turmës së mbështetësve.

Top Channel