Tunizi, tjetër dënim për Ben Ali

04/07/2011 19:15

Ish-presidenti tunizian Ben Ali është dënuar me 15 vjet e gjysmë burg për mbajtje armësh, trafik drogë dhe objektesh arkeologjike, nga gjykata e shkallës së parë në Tunizi.

Akuzat ndaj Ben Ali kanë të bëjnë me zbulimet në pallatin presidencial, një ditë pas arratisjes së tij në Arabinë Saudite, më 14 janar.

Ish-presidenti tunizian, para dhënies së vendimit, e kishte cilësuar procesin gjyqësor ndaj tij si “inekzistent” dhe fryt të një “palacollëku politik”.

Gjatë kontrollit në pallatin e Ben Ali, të kryer pas rrëzimit të tij nga protestat popullore, autoritetet tuniziane gjetën 50 milionë dollarë kesh, bizhuteri ari, sasi droge dhe objekte të tjera me vlerë.

Top Channel