Tajlandë, Pheu Tai koalicion me 4 parti të vogla

04/07/2011 11:00

Një ditë pas triumfit në zgjedhjet e përgjithshme, Partia Pheu Tai
deklaroi krijimin e nje koalicioni me kater parti te tjera me te vogla.

Nen drejtimin e Jingluk Shinavatres, e motra e ish-kryeministrit te permbysur me grusht shteti ne 2006-ten, Pheu Tai arriti nje fitore derrmuese qe i dha mazhorance te qarte me 265 nga 500 vendet e parlamentit tajlandez.

Kreu i ekzekutivit Abisit Vexhaxhiva, e ka pranuar tashme humbjen dhe njoftoi doreheqjen edhe si lider i demokrateve qe siguruan vetem 160 vende.

“Duke qene se une isha njeriu qe udhehoqa Partine Demokratike ne keto zgjedhje, dhe rezultati I tyre ishte humbja e shume vendeve ne parlament krahasuar me zgjedhjet e tjera, me duhet te marr pergjegjesine per kete qe ndodhi. per kete arsye, kam vendosur te largohem nga drejtimi i partise”, tha Vexhaxhiva.

ushtria e fuqishme e vendit deklaroi se do t’i njohe rezultatet e zgjedhjeve te se dieles. 44-vjecarja Jingluk, qe nuk ka eksperienca te meparshme politike, tha se Pheu Tai dhe kater parti te tjera kane pranuar te qeverisin vendin se bashku e te zgjidhin problemet e popullit.

“Dua te theksoj se Pheu Tai kembengul ne implementimin e politikave qe kemi permendur gjate fushates zgjedhore. Ashtu sic thame dhe atehere, ne do te bejme c`eshte e mundur qe ta kryejme sa me mire kete detyre dhe te mos i zhgenjejme njerezit”, tha Shinavatra.

Pheu Thai, e mbështetur nga këmishkuqtë opozitarë, do të përpiqet për një ndarje më të drejtë të pasurisë në vend. Para së gjithash popullata e varfër e Tajlandës shpreson shumë. Nga ana tjeter, mbetet gjithmone edhe ceshtja e Thaksin Shinavatres ne mergim. Kritiket e se motres thone se ajo do te jete autorizimi per rikthimin e tij, por ish-kryeministri qe jeton ne Dubai, tha se momentalisht nuk e mendon rikthimin ne politiken tajlandeze.
 

Top Channel