Londër, statujë madhështore e Reagan

04/07/2011 18:35

Një statujë madhështore e Ronald Reagan është inauguruar sot në Londër.

Në prerjen e shiritit ishin të pranishëm ministri i Jashtëm britanik, William Hague dhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice.

Statuja e bronzit, e lartë tre metra, është ngritur në sheshin Grosvenor, përpara selisë së ambasadës amerikane.

Dedikimi, në ditën kur Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e Pavarësisë, përkujton 100-vjetorin e lindjes së presidentit të Luftës së Yjeve dhe rolin e luajtur prej tij në përfundimin e luftës së ftohtë. Për këtë arsye, në këmbët e tij do të vendoset një copë e murit të Berlinit.

Në ceremoni ka rënë në sy mungesa e Nancy Reagan dhe Margaret Thatcher, që e cilëson ish-presidentin si “një lider të vërtetë për kohët tona”.

Top Channel