Kongo, mbi 240 gra të dhunuara

04/07/2011 21:55

Rreth 248 gra në Kongo kanë denoncuar se janë dhunuar në periudhën 10-13 qershor nga disa ushtarë në arrati.

Gratë kanë akuzuar njësinë e drejtuar nga një kolonel, se ka ushtruar dhunë barbare ndaj tyre në zonat Abala, Kanguli dhe Nakiele, në provincën e Kivut Jugor.

Lajmin e bën të ditur agjencia prestigjoze franceze “AFP”, e cila citon burime mjekësore nga vendi i ngjarjes, në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.

Top Channel