Kastro: Cavez do e fitojë betejën ndaj kancerit

04/07/2011 10:45

Ish-lideri suprem kuban Fidel Kastro është shprehur i bindur se
presidenti venezuelian Hugo Cavez do ta fitojë betejën ndaj kancerit.

Edhe Kastro e pranoi kështu se kreu venezuelian ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në Havanë,ku ndodhet prej datës 8 qershor.

Ndërkohë deri tani Cavez ka bërë vetëm një paraqitje publike me anë të fotove, ku duket në gjendje të mirë shëndetësore.

Top Channel