Hakersat shpallin Obamën të vdekur

04/07/2011 16:30

Piratë informatikë kanë marrë nën kontroll një adresë në Twitter që i përket televizionit amerikan Fox News dhe kanë shpallur presidentin Barack Obama të vdekur.

Në adresën @foxnewspolitics thuhej: “Breaking News; Vritet Barack Obama. Dy të shtëna i shkaktojnë vdekjen”.

Edhe dy orë pas transmetimit të lajmit, fjalët dashakeqe nuk ishin fshirë ende. Një grup, apo një individ, i quajtur “Script Kiddies”, mori përsipër përgjegjësinë e lajmit.

Rrjeti informativ Fox News ka njoftuar ndërkohë se ka nisur një hetim mbi mesazhin, që u transmetua rreth orës 7 të mëngjesit të sotëm.

Top Channel