Rusia, forca speciale në Arktik

02/07/2011 13:30

Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se po planifikon të vendosë dy brigada forcash speciale në Arktik.

Njoftimi vjen vetëm pak ditë pasi kryeministri Vladimir Putin tha se, Rusia do t’i mbrojë fuqishëm interesat e saj në rajon.

Brigadat mund të vendosen në Murmansk, Arkhangelsk, ose në zona të tjera, bëjnë të ditur agjencitë ruse të lajmeve.

Ministri Anatoly Serdyukov deklaroi se Rusia ka studiuar trupat speciale arktike në Finlandë, Norvegji dhe Suedi.

Megjithatë, korrespondenti i BBC në Moskë, Daniel Sandford ka deklaruar se plani i Rusisë për të rritur numrin e trupave në Arktik është ende në fazat e para.

Top Channel