Rusi, ndihmë rekord Bankës së Moskës

02/07/2011 11:40

Bankës së pestë më të madhe të Rusisë, Banka e Moskës, i është dhënë
ndihma më e madhe në historinë e vendit për të dalë nga kriza.

Ndihma prej 14 miliardë dollarësh erdhi pasi një bankë tjetër, VTB, mori nën kontroll përmes një oferte të pafavorshme një të tretën e aseteve të bankës.

Ish-drejtori i Bankës së Moskës, Andrei Borodin, ka lënë vendin dhe ndaj tij është lëshuar një urdhër-arrest nga autoritetet e drejtësisë.

Banka në fjalë ishte përdorur nga ish-kryetari i bashkisë së Moskës, Yuri Luzhkov për të financuar projekte pronësie. Por Luzhkov u shkarkua vitin e kaluar nga presidenti Dmitri Medvedev.

Në një deklaratë të bërë në Londër, Borodin tha se ishte i tronditur nga përmasat e ndihmës dhe theksoi se marrja nën kontroll e bankës nga VTB ishte një veprim i motivuar politikisht.

Top Channel