Kahn, sekrete të reja mbi kamarieren

02/07/2011 14:30

Vazhdojnë të dalin detaje të tjera mbi historinë e kamarieres afrikane
që akuzon për dhunë seksuale ish-kreun e FMN-së, Dominique Strauss Kahn.

Sipas edicionit online të “New York Post”, kamarierja e hotelit “Sofitel” në lagjen luksoze të Manhatanit është një prostitutë.

Lajmi i sotëm vjen pas detajeve të zbuluara dje, se kamarierja ishte e lidhur me një kriminel afrikan dhe e përfshirë në një trafik droge.

Ndërkohë, Strauss Kahn e ka kaluar natën e tij të parë pas lirimit nga arresti i shtëpisë në një restorant italian të Mollës së Madhe.

Sipas mediave amerikane, ish-drejtori i FMN-së ishte ulur në një tryezë në këndin e restorantit, në shoqërinë e bashkëshortes dhe disa miqve.

Detajet mbi jetën e kamarieres afrikane dolën në dritë pasi avokatët mbrojtës të Kahn angazhuan një ushtri të tërë detektivësh privatë që “gërmuan” mbi të kaluarën e saj.

Top Channel