Koreja e Jugut heq barrierat për uiskin

01/07/2011 11:40

Në Korenë e Jugut janë hequr barrierat për hyrjen e uiskit, duke qenë se
vendi renditet mes distiluesve më të suksesshëm në treg.

Marrëveshja e re për tregtinë e lirë ishte bllokuar mes Bashkimit Evropian dhe qeverisë së Seulit.

Tani, taksa doganore prej 20 për qind do të hiqet gradualisht, ndërkohë që do të eleminohen edhe kërkesat komplekse për etiketimin dhe depozitimin.

Koreja e Jugut ka rënë gjithashtu dakord për të mbrojtur uiskin skocez dhe produktet e tjera evropiane nga falsifikuesit.

Gjatë vitit 2010, uiski skocez ka qenë malli më i eksportuar nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit aziatik, me markat “Windsor”, “Imperial Classic” dhe “Scotch Blue”.

Top Channel