Egjipt, mbushet sërish sheshi Tahrir

01/07/2011 10:55

Rreth dy mijë persona, sipas faqeve të internetit, janë mbledhur sërish
sot në sheshin Tahrir të Kajros, për të protestuar ndaj ndëshkimit të
martirëve.

Manifestuesit kanë mbërritur në shesh që prej mbrëmjes së djeshme duke ngritur disa tenda për të pritur manifestimin masiv që do të zhvillohet sot.

Protesta e sotme, që do të marrë nismë pas lutjes së të premtes, vjen pas akteve të dhunshme të regjistruara mes manifestuesve dhe forcave të rendit natën e së martës.

Edhe pse populli egjiptian rrëzoi pak kohë më parë nga pushteti dhjetravjecar presidentin Hosni Mubarak, duket se stabiliteti i vendit është ende larg.

Top Channel