Britania tentoi të mbulonte Fukushimën

01/07/2011 14:05

Qeveria britanike u përpoq të mbulonte katastrofën bërthamore të
Fukushimës, duke afruar ndërmarrjet e sektorit për të hartuar një
strategji të koordinuar.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja prestigjoze “The Guardian”, e cila iu referohet disa e-maileve që ka arritur të sigurojë në rrugë investigative.

Mesazhet në fjalë tregojnë se vetëm dy ditë pas tërmetit dhe tsunamit të 11 marsit, kompanitë bërthamore bashkëpunuan me përgjegjësit e sektorit në Japoni për t’u siguruar që incidenti të mos conte në një rrugë pa krye planet e tyre për një brez të ri centralesh në Britaninë e Madhe.

Incidenti i Fukushimës ka qenë një nga tragjeditë më të rënda dhe katastrofa radioaktive më e rëndë që nga shpërthimi i impiantit të Cernobilit, në vitet ’80 në Rusi.

Top Channel