SHBA, dënohet grupi që tentoi të shpërthejë sinagogën

30/06/2011 01:00

Një grup prej 3 amerikanësh u dënuan me nga 25 vjet burg secili pasi u shpallën fajtorë për planifikimin e hedhjes në erë të një sinagoge në Bronks në Nju Jork.

James Cromitie, David Wlliams dhe Onta Williams u arrestuan një vit më parë pasi u zbuluan nga një agjent i FBI-së i cili ishte infiltruar në grupin e tyre.

Grupi u pajis nga agjenti i infiltruar me eksploziv i cili nuk mund të vihej në punë. Të tre personat u arrestuan teksa po vendosnin sasinë e lëndëve shpërthyese në sinagogën që kishin për objektiv.

Top Channel