Bin Laden ishte koprac

30/06/2011 12:00

Osama Bin Laden njihej si njeri dorështrënguar, që harxhonte shumë pak për të jetuar në Abotabad të Pakistanit.

Burime pakistaneze dhe amerikane, të cituar nga gazetat e “Mek Kletci” publikuan detaje te reja për sheikun e terrorit, madje kane rishikuar edhe rolin e tij në disa aspekte.Osama nuk merrej me menaxhimin e shtepise, ishin dy prej korriereve qe e benin.

Ata vleresohen si shume te mprehte dhe te sakte. Dokumentet e sekuestruara në Afganistan treguan se anetaret e Al Kaedes llogaritnin cdo qindarke. Në Abotabad, komandot amerikane zbuluan fatura te ndryshme. Banoret e shtepise e Abotabad- rreth 30 persona, mes te cileve edhe 18 femijë- harxhonin 18 dollare ne muaj per gazin. Një fqinj me nje familje me te vogel shpenzonte me shume, nje mesatare prej 54 dollaresh ne muaj.

Ndersa per energjine elektrike, familja Bin Laden paguante 80 dollare. Shume te shtrenguar edhe ne blerjen e ushqimeve; vetem thjerrza, oriz, diku në një dyqan aty prane shtepise. Secili prej korriereve kishte llogari te ndara, po keshtu ishin dhe faturat e secilit kat per energjine elektrike.

Nga hetimet e mevonshme, pas vrasjes se udheheqesit te Al Kaedes, u mesua se bashkepunetoret e terroristit trafikonin bizhuteri. I blinin dhe me pas i rishitnin. Behet fjale per shifra jo fort te medha nga 1500 dhe 2000 dollare per per nje set unazash, varsesh dhe vathesh. Hipoteza eshte se perdoreshin per dhurata, por nuk perjashtohet qe korrieret mundoheshin te nxirrnin ndonje fitim.

Nga dokumentet e zbuluar rishtazi, mesohet se Bin Laden u jepte urdhra korriereve, skiconte strategji por ne fund te fundit, anetaret e Al Kaedes zgjidhnin te benin cfare donin. Madje thuhet se ai e kishte te veshtire te ruante kontaktet me grupe te ndryshme dhe ndoshta-sic shkruajne mediat- deshirat e tij per sulme ne shkalle te gjere- binte ndesh me realitetin ne terren.

Top Channel