Sudan, arrihet marrëveshja për disa shtete

29/06/2011 17:25

Një marrëveshje është arritur për t’i dhënë fund dhunës që zgjat prej disa javësh në shtetin Kordofan, në jug të Sudanit, ku trupat veriore janë akuzuar për spastrim etnik.

Rebelët që kanë luftuar për jugun gjatë luftës së gjatë civile në Sudan, ose do të integrohen në ushtrinë e veriut, ose do të carmatosen.

Shteti i Kordofanit, në jug të vendit, pritet të fitojë pavarësinë e tij në muajin korrik, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Rreth 70 mijë persona kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të dhunës së ushtruar nga forcat paraushtarake të veriut.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Bashkimi Afrikan, mbulon gjithashtu shtetin fqinj të Nilit Blu, që në përgjithësi ka qenë paqësor.

Dokumenti i nënshkruar nga palët pjesëmarrëse thotë gjithashtu që proceset e carmatimit të zhvillohen pa përdorur forcën.

Top Channel