Rusia i ndërpret energjinë elektrike Bjellorusisë

29/06/2011 10:10

Rusia ka ndalur furnizimin me energji elektrike Bjellorusisë pasi kjo e
fundit ka dështuar që të bëjë pagesën e borxheve, për shkak të krizës
ekonomike.
 

Kompania e energjisë elektrike, RAO UES, e ka ndaluar furnizimin me energji elektrike në mesnatë, ndërsa ka njoftuar se furnizimi do të rikthehej vetëm 24 orë pasi të bëhet pagesa e borxhit.
 
Fjala, sipas ERL-se, është për një borxh prej 21.3 milion euro apo 600 milion rubla ruse të cilat Bjellorusia duhej t’i paguante deri më 20 qershor.

Top Channel