Libi, komando për kapjen e Gaddafi-t

29/06/2011 15:35

Rebelët e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit në Libi po përgatisin ngritjen e një skuadre speciale, për të arrestuar kolonelin Muammar Gaddafi dhe për ta dërguar atë në Hagë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i KKT, Mohammed al Alaqi, në një intervistë për të përditshmen arabe “Al Hayat”.

“Operacioni për kapjen e kolonelit do të nisë sapo rebelët të hyjnë në Tripoli, që është vetëm cështje javësh”, ka deklaruar ministri.

Urdhër-arresti ndaj Gaddafi-t u lëshua ditën e hënë, nën akuzën e krimeve kundër njerëzimit.

Përvec tij, gjykata lëshoi gjithashtu mandat arresti edhe për të birin Saif al Islam dhe shefit të shërbimeve sekrete libiane.

Top Channel