Kubë, takohen Chavez e Castro

29/06/2011 09:45

Në televizionin e Havanës janë transmetuar pamje të takimit mes
presidentit të Venezuelës Hugo Chavez dhe liderit historik të
Kubës,Fidel Castro.

Në imazhe shihen qartë Chavez e Castro që flasin me njëri-tjetrin ndërsa shëtisin në ajër të pastër.

Shefi i shtetit venezualian ndodhet prej disa ditësh në Havanë, ku në 10 qershor iu nënshtrua një operacioni.Ndërkohë zëra të ndryshëm thonë se kreu venezuelian vuan nga kanceri në pankreas.

Top Channel