Jemen, sulm ajror i ushtrisë, viktima

29/06/2011 15:55

Katër civilë kanë vdekur dhe 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur sot në Jemen, pas një sulmi të ushtrisë vendase ndaj një karvani në Zinxhibar.

Qyteti në fjalë është kryeqendra e provincës Abjane, fortesë e degës së Al Kaedës në jug të vendit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime mjekësore lokale, sipas të cilave sulmi ajror u krye kur karvani që po udhëtonte drejt Adenit ndaloi në afërsi të një stadiumi.

Sulmi u krye në rrugë ajrore për të shmangur luftimet në zhvillim mes trupave ushtarake tokësore dhe militantëve të organizatës terroriste.

Ndërkohë, protestat popullore në Jemen duket se kanë ndalur hovin e tyre, ndërsa pritet një fjalim i presidentit Saleh, i plagosur para pak kohësh nga një sulm ndaj pallatit presidencial.

Top Channel