FMN: Ekonomia amerikane e brishtë

29/06/2011 17:45

Rimëkëmbja e ekonomisë amerikane vazhdon të jetë e ngadaltë dhe së fundmi është dobësuar, ndërsa rreziqet për rënie janë shtuar.

Kështu thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar në një artikull të hartuar për situatën ekonomike në Shtetet e Bashkuara.

“Rritja do të mbetet modeste, ndërkohë që kufiri i borxhit duhet të rritet për të shmangur tronditje serioze në ekonominë dhe tregjet botërore”, thuhet në raport.

Për FMN, sfida më e madhe për Shtetet e Bashkuara është aktivizimi i një politike shëndetësore fiskale që të mos dëmtojë rimëkëmbjen e brishtë.

FMN kaloi sot nën drejtimin e francezes Christine Lagarde, pas dorëheqjes së Dominique Strauss Khan, nën akuzën e dhunës seksuale.

Top Channel