Egjipt, protesta në Kajro

29/06/2011 08:30

Policia ka përdorur gaz lotsjellës gjatë përballjes me qindra të rinj në sheshin Tahrir të Kajros.

Përleshjet filluan të martën në një zonë të afërt me Kajron ku familjet e 840 të vrarëve gjatë kryengritjes kundër regjimit të Hosni Mubarakut, ishin mbledhur për të nderuar të rënët.

Ministria e Brendshme e ka fajësuar një grup të njerëzve që sipas tyre ka pasur dëshirë të pengoj ngjarjen dhe të nxis trazira. Kjo ishte protesta e parë e dhunshme pas disa javësh në Sheshin Tahrir, qendra e revoltës që i dha fund regjimit të Mubarakut.

Top Channel