Afganistan, sulmohet hoteli luksoz në mes të Kabulit

29/06/2011 03:00

Gjashtë talebanë të armatosur me bomba dhe armë të tjera, sulmuan një ndër hotelet më luksoze të Kabulit, që ishte edhe rezidencë e shumë ndërkombëtarëve në Afganistan.

Të dhënat e para, sic thotë CNN, të bëjnë të mendosh se sulmi ishte i mirëplanifikuar nga grupi terrorist taleban i përbërë nga gjashtë persona. Ata sulmuan hotelin Inter-Continetal natën e së martës dhe mbajtën situatën nën tension deri në orët e para të së mërkurës me orën lokale.

Sic njoftuan autoritetet afgane, të paktën 14 persona, 8 civilë dhe gjashtë talebanët kanë gjetur vdekjen. Ndërkohë numri i personave të lënduar shkon në dhjetra. Nuk dihet nëse mes viktimave ka persona të huaj apo jo.

Top Channel