Afganistan, lirohen gazetarët francezë

29/06/2011 16:50

Dy gazetarë francezë të rrëmbyer në Afganistan 18 muaj më parë janë liruar.

Herve Ghesquiere dhe Stephane Taponier janë liruar bashkë me përkthyesen e tyre, Reza Din.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti Nicolas Sarkozy përmes një deklarate të mbajtur në Paris.

Raportohet se aktualisht dy gazetarët ndodhen në një bazë ushtarake franceze në veri-lindje të Afganistanit.

Duke shprehur gëzimin e tij për lirimin, Sarkozy ka falenderuar homologun e tij afgan Hamid Karzai për ndihmën e tij në zgjidhjen e pengmarrjes.

Ndërsa kryeministri francez, Francois Fillon ka deklaruar në Parlament se francezët e liruar janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do të kthehen në tokën franceze brenda pak orësh.

Top Channel