Uruguaj, hetime për krime kundër njerëzimit

28/06/2011 02:40

Në Uruguaj pritet të nisin gjyqet masive për të gjithë ish-ushtarakët e dyshuar se kanë kryer krime kundër njerëzimit gjatë dikaturës ushtarake.

Autoritetet uruguajane njoftuan se brenda kësaj jave, presidenti vendas, Jose Mujica pritet të shfuqizojë të gjitha ligjet që pengonin gjykatat të hetonin ish-ushtarakët e regjimit që u mori jetën rreth 200 personave nga viti 1973 deri në vitin 1985.

Ligji që mbron ish-ushtarakët nga gjykimi është miratuar që në vitin 1985 dhe megjithëse është shpallur anti-kushtetues nga Gjykata Supreme qendron ende në fuqi duke i mbijetuar edhe 2 referendumeve popullore të mbajtura në vitin 1989 dhe 2009.

Top Channel