Strauss-Kahn, gruaja: Kam besim tek ai

28/06/2011 17:55

“Nuk kam dyshime mbi pafajësinë e tij, por megjithatë jam shumë e shqetësuar. Besoj tek ai më shumë se kurrë”.

Kështu është shprehur për një gazetare më 19 maj, Anne Sinclair, gruaja e Dominique Strauss-Khan, pak ditë pasi ish kreu i FMN-së u akuzua për përdhunim nga një kamariere e hotelit “Sofitel”, në New York.

Rrëfimi i Anne është shkruar në një biografi, “Le Roman vrai de Dominique Strauss-Kahn”, e gazetares Michel Taubmann, që del të enjten në Francë.

Top Channel