SHBA, zjarr pranë laboratorit atomik

28/06/2011 08:55

Një zjarr i madh i rënë në Nju Meksiko ka arritur kufirin e Laboratorit Kombëtar të Los Alamos, një nga impiantet kryesore të armëve bërthamore në SHBA.

Ditën e hënë, autoritetet deklaruan se kishin pikasur rrjedhje të kontaminimit jo jashtë impiantit dhe se centrali nuk kërcënohej nga ndonjë rrezik i mundshëm.

Megjithatë, laboratori u mbyll që ditën e djeshme dhe do të qëndrojë i mbyllur edhe gjatë së martës, ndërkohë që qytetet përreth janë evakuar.

Laboratori, i hapur gjatë Luftës së Dytë Botërore, coi në zhvillimin e bombës atomike.

Deri në mbrëmjen e së hënës zjarri kishte djegur 49 mijë hektarë pyje dhe ishte zgjeruar në jug dhe në perëndim të laboratorit në Nju Meksiko.

Top Channel