Libia: S’e njohim Hagën

28/06/2011 00:15

Libia kundërshton vendimin e Gjykatës së Hagës për urdhër-arrestet ndaj Gedafit dhe liderëve të tjerë të lartë vendas, duke e quajtur atë si një formë për të justifikuar sulmet e NATO-s mbi vendin afrikan.

“Vendimi i Gjykatës së Hagës është një vendim që merret për të mbuluar sulmet e NATO-s që po përpiqet të vrasë Gedafit”, tha nga Tripoli Ministri i Drejtësisë, Mohamed Qamodi.

Ministri libian tha se Libia nuk e njeh autoritetin e Gjykatës së Hagës sepse, sipas tij, është shndërruar në një instrument të vendeve perëndimore për të përndjekur udhëheqësit e vendeve të Botës së Tretë.

Top Channel