Lagarde zgjidhet kreu i FMN-së

28/06/2011 21:20

Gjithçka siç ishte parashikuar. Ministrja franceze e Financave, Christine Lagarde, 55 vjeçe, është emëruar drejtoresha e re e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Vendimi është marrë sot nga bordi i organizatës ndërkombëtare.

Lagarde zëvendëson një tjetër francez, Dominique Strauss-Khan, i detyruar të jepte dorëheqjen pasi është akuzuar për përdhunim nga prokuroria e Nju Jorkut.

“Është një fitore për Francën”, ka komentuar Elizeu në një komunikatë për mediat.

Top Channel