Google: Frikë nga rritja e censurës

28/06/2011 01:55

Kreu i Google paralajmëroi se përdorimi masiv i internetit nga ana e protestuesve për t’u organizuar në demostrata në botën arabe, mund të pasohet nga një censurë e fortë e internetit në disa shtete të tjera.

Gjatë një konference për shtyp, Eric Schmidt tha se disa qeveri po përpiqen të kontrollojnë internetin në të njëjtën mënyrë sic kontrollojnë edhe sinjalet televizive. Ai shtoi se i druhet një arrestimit masiv dhe torturimi të kolegëve të tij në këto vende.

Interneti, vecanërisht rrjetet sociale, u përdorën masivisht prej protestuesve në Egjipt, Tunizi, Libi e disa vende të tjera të botës arabe, për t’u organizuar në atë që më pas u quajt si “Pranvera arabe”.

Top Channel