Fukushima, rrjedhje uji radioaktiv

28/06/2011 10:35

Rreth 15 tonelata ujë me një nivel të ulët radioaktiviteti, i rrjedhur nga një rezervuar në centralin bërthamor të Fukushimës, janë injektuar sërish nën tokë.

Lajmin e kanë bërë të ditur drejtuesit e Agjencisë japoneze për sigurinë bërthamore, NISA, në një konferencë për shtyp.

Drejtuesit kanë bërë të ditur se nga të dhënat e kompanisë që menaxhon impiantin, TEPCO, rezulton se po punohet për verifikimin e shkaqeve që sollën incidentin.

Rrjedhja e ujit u zbulua pak orë më parë, por problemi u zgjidh në një kohë shumë të shkurtër, shtojnë më tej burimet.

Top Channel