Venezuela: Chavez po e merr veten

27/06/2011 08:20

Qeveria e Venezuelës ka hedhur poshtë raportet se presidenti Hugo Chavez
është në gjendje kritike, pas një operacioni urgjent në Kubë, duke
insistuar se lideri po “e merr vetem shumë mirë”.

Qeveria e Chavezt tha se ai i është nënshtruar një operacioni ne pankreas më 10 qershor dhe se vazhdon të kurohet.

Të premten, ministri i jashtëm i Venezuelës, Nikolas Maduro tha se Chavez, i cili aktualisht ndodhet në Kubë, ishte në betejë të madhe për jetën.

Top Channel