Rusi, 25 vjet burg ish-agjentit sekret

27/06/2011 15:55

Një gjykatë ushtarake ruse ka dënuar sot me 25 vjet burg një ish-zyrtar
të lartë të shërbimeve sekrete për kalim informacionesh Shteteve të
Bashkuara.

Sipas agjencive ruse të lajmeve, koloneli Aleksandr Poteiev kishte lënë Rusinë për t’i dhënë CIA-s emrat e spiunëve rusë që vepronin në Amerikë, mes të cilëve edhe e famshmja Anna “flokëkuqja” Chapman.

Koloneli Poteiev, ish-nëndrejtor i departamentit të “agjentëve të fjetur”, kishte akses në informacionet mbi agjentët rusë në SHBA.

Sipas gjykatës ushtarake të Moskës, ai i zbuloi Uashingtonit mjetet e tyre të financimit dhe të komunikimit.

Top Channel