Pakistan, droni USA vret 15 persona

27/06/2011 21:50

Të paktën 15 persona kanë mbetur të vrarë në një sulm të kryer nga një avion amerikan pa pilot, që dyshohet se është nisur nga Afganistani për të goditur në Uaziristanin Jugor.

Sipas mediave lokale, mjeti ajror ka qëlluar katër raketa ndaj një automjeti në lëvizje që kishte në bord persona të dyshuar si militantë talebanë.

Fillimisht u numëruan tetë kufoma, por pak orë pas sulmit, banorët kanë gjetur trupa të tjerë në zonën e vendosur pak kilometra nga kufiri afgan.

Sulmet me dronë janë shpeshtuar kohët e fundit nga ushtria amerikane, por dyshohet se shpesh herë ata kanë goditur objektiva civilë.

Top Channel