Liderët e Kmerëve të Kuq para gjyqit

27/06/2011 09:00

Katër nga zyrtarët e lartë, ende të gjallë të ish-regjimit të Kmerëve të
Kuq, janë paraqitur para Gjykatës për Krime Lufte të OKB-së në Phnom
Penh. Të katërt këta zyrtarë akuzohen për krime lufte dhe krime kundër
njerëzimit.

Të pandehurit, të gjithë tani në moshë të thyer kanë qenë në mesin e rrethit të brendshëm të Pol Potit, arkitektit të revolucionit ulra maoist të Kmerëve të Kuq.

Vlerësohet se 1.7 milionë kamboxhianë- çereku i popullsisë- janë vrarë gjatë torturave, ekzekutimit, urisë dhe rraskapitjes nga viti 1975-1979.

Top Channel