Libi, kryengritësit afër Tripolit

27/06/2011 10:30

Kryengritesit në Libi u perleshën me besniket e Kolonel Gedafit, rreth
80 km ne jug-perendim të Tripolit, në përpjekje për t’ju afruar
kryeqytetit.

Një nga zedhenesit e tyre në malet Nafusa tha për BBC-ne se ka patur luftime të ashpra në periferi të qytetit strategjik të Bir Al-Ghanam. Ai eshte shume i rendesishem sepse ndodhet 30 km ne jug te Zauijas, porta perendimore drejt Tripolit.

Luftetaret e opozites vune nen kontroll Zauijan në Mars, ndersa me pas trupat qeveritare i debuan me force nga qyteti i pasur me nafte. Luftimet atje nisen serish kete muaj. Kryengritesit kontrollojne lindjen e vendit si edhe pjesa te Libise Perebndimore, perfshire edhe malet Nafusa.

Korrespondenti i BBC-se Mark Dojli qe ndodhet ne fshatin e Bir Ajadit ne afersi te Bir Al – Ganamit tha se luftimet nisen kur kryengritesit u godites pas kraheve nga besniket e Gedafit.  Te shtena automatikesh dhe bombardime nga avionet e NATO-s. Një mjek tha se dy kryengrites ishin vrare gjate luftimeve dhe shume forca besnike te kolonelit, por keto lajme nuk mund te konfirmohen ne menyre te pavarur.

Qeveria libiane rinovoje kerkesen per te votuar per qendrimin ose jot e edafit ne Pushtet. Zedhenesi Musa Ibrahim tha se qeveria propozon nje periudhe dialogu kombetar dhe zgjedhje te vezhguara nga OKB dhe Unioni afrikan. Ai saktesoi se Koloneli i cili ka udhehequr Libine prej vitit 1969 nuk do ta braktise vendin. Udheheqesit afrikabe pritet te t

Ndërkohe Gjykata Penale Ndërkombvetare do të vendosë për leshimin e një mandat-arresti për Kolonel Gedafi, te birin Sauif Al Islam dhe kreun e sherbimeve secrete Abdullah Senusi mbi akuzat, krime kunder njerezimit te kryera kunder kundershtareve të rregjimit.

Operacioni ushtarak ndërkombetar ka hyre ne ditën e 100-të. Kryengritesit perpiqet te perfitojne prej tij per të goditur forcat e kolonelit.

Top Channel