Libi, gëzim pas urdhër-arrestit

27/06/2011 20:40

Në Bengazi të Libisë ka shpërthyer gëzimi pas njoftimit për lëshimin e urdhër-arrestit ndaj liderit Muammar Gaddafi, nga gjykata e Hagës.

Lajmin e bën të ditur një fotograf i agjencisë së lajmeve “AFP”, nga fortesa e rebelëve të Libisë.

Sipas burimit, popullsia lokale i dha jetë skenave madhështore dhe ka qëlluar në ajër nga gëzimi.

Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte lëshoi një urdhër-arrest për Muammar Gaddafi-n, duke e akuzuar atë për krime kundër njerëzimit.

Gjykata kishte fakte për të besuar se ai kishte urdhëruar sulmet ndaj civilëve gjatë protestave 4-mujore në Libi.

Gjykata lëshoi gjithashtu urdhër-arreste edhe për ndihmësit kryesorë të kolonelit, të birit Saif al Islam dhe shefit të shërbimeve sekrete, Abdullah al Sanussi.

Top Channel