Lëshohet urdhër-arresti për Gaddafi-n

27/06/2011 15:55

Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte ka lëshuar një urdhër-arrest për
liderin e Libisë, Muammar Gaddafi, duke e akuzuar atë për krime kundër
njerëzimit.

Gjykata kishte fakte për të besuar se ai kishte urdhëruar sulmet ndaj civilëve gjatë protestave 4-mujore në Libi, thuhet në një njoftim për shtyp.

Gjykata ka lëshuar gjithashtu urdhër-arreste edhe për ndihmësit kryesorë të kolonelit, të birit Saif al Islam dhe shefit të shërbimeve sekrete, Abdullah al Sanussi.

Mijëra persona besohet të jenë vrarë në konfliktin në Libi. Forcat anti-Gaddafi deklaruan të hënën se kanë nisur një avancim të ri drejt Tripolit dhe se kanë zhvilluar luftime të ashpra në qytetin strategjik Bir al Ghanam.

Ministri i Mbrojtjes, i cili ka kaluar në anën e rebelëve, tha për BBC se trupat që kundërshtojnë kolonelin mund të bëjnë një tjetër lëvizje drejt kryeqytetit, duke lëvizur nga lindja.

Top Channel