Kinë-Britani, super-marrëveshje tregtare

27/06/2011 16:40

Kina dhe Britania e Madhe kanë nënshkruar një marrëveshje bilaterale tregtare me vlerë 1.4 miliardë stërlina.

Marrëveshja është firmosur nga dy kryeministrat David Cameron dhe Wen Jiabao, të cilët ritheksuan dëshirën për dyfishimin e vlerës së tregtisë dypalëshe brenda vitit 2015.

Më pas, në një konferencë të përbashkët për shtyp, kryeministri Cameron ka deklaruar se Kina po siguron një oportunitet të madh për bizneset britanike.

Ai ka bërë thirrje për më shumë dialog mes dy vendeve, por nga ana tjetër ka kërkuar edhe respektimin e të drejtave të njeriut, si mënyra më e mirë për prosperitet dhe stabilitet.

Nga ana tjetër, kryeministrin Wen ka bërë gjithashtu thirrje për më shumë dialog pas marrëveshjes së nënshkruar, por pa e prekur cështjen e të drejtave.

Top Channel