Jemen, arrestohen 6 anëtarë të Al Kaedës

27/06/2011 17:50

Ushtria jemenase ka njoftuar sot se ka shmangur një seri atentatesh të Al Kaedës ndaj disa “instalimeve jetike” në Aden, në jug të vendit dhe se ka arrestuar 6 anëtarë të rrjetit terrorist.

I cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve “Saba”, zëdhënësi i rajonit ushtarak të Jugut ka deklaruar se operacioni kundër celulës u krye dje dhe se terroristët do të sulmonin instalime jetike dhe ekonomike të provincës.

Ndërkohë, situata në Jemen vazhdon të jetë e tensionuar dhe pritet që presidenti Ali Abdullah Saleh të mbajë një fjalim, i pari që kur mbeti i plagosur nga sulmi ndaj rezidencës presidenciale.

Top Channel