Itali, rrëfim shokues i vrasësit

27/06/2011 19:30

Italia ka mbetur e shokuar nga rrëfimi i një vrasësi që javën e kaluar shfarrosi një familje të tërë në një qytezë në ishullin e Sicilisë.

Sipas mediave italiane, Giuseppe Centorbi ka deklaruar se krimin e shumfishtë e ka kryer për shkak të një konflikti pronësie me fqinjin e tij.

Javën e kaluar, Centorbi hyri në shtëpinë e Filippo Militano, në qytezën e Likatas, dhe qëlloi me gjashtë plumba në kokë bashkëshorten e tij dhe me tre plumba të birin.

Më pas doli në oborr, ku ndoqi kryetarin e familjes që po punonte tokën, dhe e qëlloi atë me gjakftohtësi.

Duke folur para prokurorëve, vrasësi ka deklaruar se vrasjet i kreu pasi fqinji i tij e kishte ofenduar disa herë.

Top Channel