Itali, përleshje për tunelin hekurudhor

27/06/2011 16:20

Policia në Itali është përleshur me një grup protestuesish në Alpet e
vendit lidhur me ndërtimin e një hekurudhe të re të shpejtësisë së
lartë, që do të lidhë vendin me Francën.

Hapja e tunelit pritet të nisë për një linjë që do të lidhë qytetin e Torinos me atë të Lionit dhe që do të shkurtojë kohën e udhëtimit me gjysmën e saj.

Banorët lokalë ngritën barrikada për të parandaluar që makineritë e mëdha të nisnin nga puna në zonën piktoreske Val di Suza, në veri të Italisë. Ndërsa policia përdori pompa uji dhe gaz lotësjellës për t’i shpërndarë ata.

Qeveria italiane është e vendosur të ecë përpara me projektin dhe ka urdhëruar që punimet të zhvillohen, pavarësisht kundërshtimeve ambjentaliste.

Policia është detyruar të shoqërojë buldozerët e kompanisë në majat e Alpeve ku pritet të fillojë puna. Protestuesit i vunë zjarrin barrikadave të ngritura për të penguar hyrjen e tyre, por dështuan.

Top Channel