Rishfaqet Chavez, mesazh në Twitter

26/06/2011 10:55

Pas spekulimeve të orëve të fundit mbi gjendjen shëndetësore, presidenti venezuelian Hugo Chavez është shfaqur në Twitter.

Nga Kuba, ku ndodhet prej disa ditësh dhe ku është operuar, Chavez ka transmetuar në rrjetin social lajmin se pranë tij ndodhen e bija dhe nipërit.

“Kanë ardhur Rosines dhe nipërit e mi, Gaby, Manuelito dhe El Gallito për të më vizituar. Sa bukur është të ndjesh kaq dashuri. Zoti i bekoftë”, shprehet Chavez.

Më herët, një nga zyrtarët e afërt të presidentit deklaroi se Chavez po e merr veten pas operacionit dhe bëri thirrje që të mos dëgjohen “dokrrat” amerikane.

Top Channel