Izrael, masë ndaj gazetarëve të huaj

26/06/2011 18:00

Autoritetet izraelite, në përpjekje për të forcuar sa më shumë bllokadën ndaj Rripit të Gazës, njoftuan për një masë të re.

Vendimi në fjalë ka të bëjë me të gjithë gazetarët e mediave ndërkombëtare. Sipas këtij vendimi, të gjithë gazetarët dhe reporterët e mediave të huaja që do të kapen në anijet humanitare për Gazën do të shpallen si persona të padëshiruar në Izrael për 10 vjet.

Për masën në fjalë ka reaguar Shoqata Ndërkombëtare e Shtypit në Izrael. Sipas saj kjo masë e tepruar.

Vendimi ka ardhur pas incidentit me anijen humanitare turke, ku 9 aktivistë humbën jetën nga sulmi i forcave speciale izraelite. E gjithë ngjarja, por edhe disa raportime të tjera të mëvonshme të gazetarëve ndërkombëtare, pasqyronin “betejën” mes ekuipazhit të anijeve humanitare që përpiqen të thyejnë bllokadën ndaj Gazës dhe forcave izraelite.

Top Channel