Itali, digjen plehrat në rrugët e Napolit

26/06/2011 11:20

Nuk ndalet emergjenca e plehrave në provincën e Napolit, në Itali. Gjatë natës zjarrfikësit kanë kryer 60 ndërhyrje për të shuar zjarre që u janë vënë mbeturinave në qytet dhe jashtë tij.

Mbi zjarrvëniet prokuroria e kryeqendrës së rajonit të Kampanias ka nisur hetimet për të zbuluar nëse ka një “regji” që fshihet për këtyre akteve.

Djegia e mbeturinave shkakton dëme të rënda në shëndetin e njeriut sepse nga flakët ngrihet dioksina dhe mbeturinat e djegura kthehen në mbeturina speciale.

Pak ditë më parë, kryetari i ri i bashkisë së Napolit, Luigi de Magistris deklaroi se prapa cështjes së plehrave është dora e krimit të organizuar lokal.

Top Channel