Gaza, shpërthim pranë zyrave të OKB-së

26/06/2011 10:20

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në Gaza Siti, fare pranë zyrave të Kombeve të Bashkuara dhe atyre të lëvizjes së Hamasit.

Shpërthimi ka shkatërruar një mur të lartë dy metra që rrethonte ndërtesën e OKB-së, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Një gazetar i BBC në vendin e ngjarjes ka deklaruar se shpërthimi është kryer me një telekomandë në distancë.

Për momentin nuk raportohen viktima dhe asnjë grup terrorist nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e atentatit.

Zyrat e shërbimeve të inteligjencës së Hamasit dhe ato të një burgu ndodhen gjithashtu pranë vendit të ngjarjes.

Forcat e sigurisë në zonën e qeverisur nga kjo lëvizje islamike kanë rrethuar zonën dhe u kanë ndaluar aksesin gazetarëve.

Top Channel